Erdogan vjen me paratë e Parlamentit të ri

 

Kush mendonte se presidenti turk erdhi kryesisht për të folur për ndërtimin e Xhamisë së madhe të Tiranës, apo për të reklamuar lidhjet shumë të mira shqiptaro-turke, ka patur parasysh vetëm një pjesë të së vërtetës. Vizita e Erdogan në Tiranë ka sjellë shumë më tepër se kaq. Burime të sigurta të Javaneës.al nga ambjentet e takimeve të Erdogan, mësuan para pak minutash se palët kanë rënë dakort që qeveria turke të financojë edhe projekte të tjera ambicioze në Tiranë dhe jashtë saj.

Së pari bëhet fjalë për financimin e ndërtimit të Kuvendit të ri të Shqipërisë, në godinën e ish-komitetit Qëndror. Një projekt i vjetër ka egzistuar prej vitesh, për ta kthyer këtë ndërtesë në selinë e parlamentit të ri, para se demokratët ta spostonin maketin në sipërfaqen aktuale të Piramidës. Mësohet se Rama dhe Erdogan kanë rënë dakord që selia e re e Kuvendit, e cila do të ndërtohet në kryesinë aktuale të parlamentit, të financohet nga shteti turk.

Së dyti, presidenti turk dhe kryeministri shqiptar kanë rënë dakord që 26 shtëpi karakteristike të Gjirokastrës, tre rrugë pedonale të qytetit të gurtë, si dhe ndriçimi i Kalasë së qytetit, të financohen gjithashtu nga pala turke. Një kontribut madhor për një qytet i cili përfaqëson një trashëgimi të spikatur historike e arkitektonike për vendin tonë.

SHKARKO APP