ERE merr vendimin për uljen e çmimit të energjisë elektrike për familjarët

Propozimi i qeverisë për të ulur çmimin e energjisë për abonentët familjarë është marrë në shqyrtim nga Enti Rregullator i Energjisë.

Bordi i ERE pranoi propozimin e qeverisë dhe çmimi i energjisë shkon në 8.5 lekë deri për 700 kw/orë, ndërsa konsumatorët që harxhojnë  700 kw/orë e më tej do të paguajnë 9.5 lekë. Pra do të paguhet 10 lekë më pak.

Ulja e çmimit do të prekë vetëm kategorinë e konsumatorëve familjarë, duke përjashtuar kategoritë e tjera si bizneset, institucionet buxhetore dhe jobuxhetore. Ndryshime nuk do të ketë as për furrat e bukës.

Aktualisht çmimi i energjisë për abonentët familjarë është 9.5 lekë për kilovat pa TVSH, ndërsa me TVSH arrin në 11.4 lekë.

Vendimi i miratuar nga ERE nis zbatimin nga data 1 shkurt.

SHKARKO APP