Ergys Mertiri: Që të mos kthehemi te Enver Hoxha, rrotacioni politik për ne është jetik

Politologu, Ergys Mertiri, deklaron se vendi e ka jetike rrotacionin politik me 25 prill.

Sipas politologut, Rama ka ozurpuar gjithçka në emër të numrave, por në realitet në zgjedhjet e fundit nuk ka arritur të marrë as gjysmën e votave të popullësisë.

Ja se ç’thotë Mertiri: Kryeministri Rama ka uzurpuar gjithçka. Rama fshihet pas faktit se ka  numrat në parlament, cilat numra ka? Shqiptarët kanë votuar në 2017 me 48%, pra as shumicën fizike nuk ka dhe pretendon se ka numrat për 2/3 e Kuvendit. Ndryshon Kushtetutën me numrat e njerëzve që kanë tradhëtuar partitë e tyre. Rama duhet të iki që të mos kthehemi te koha e Enver Hoxhës.

 

SHKARKO APP