Erion Braçe: 7 tetori, një trajektore dhune e krimi, terrori, nga Izraeli në Tiranë

Nga Erion Braçe

7 tetori, një trajektore dhune e krimi, terrori, nga Izraeli në Tiranë; dy ngjarje në një, i bashkon klima permanente e terrorit! Një vit me parë, Irani dhe krahët e tij fashiste, Hamas, Hesbullah, Huthi, grupet ushtarake të terrorit që e mbajnë prej një jete, në mënyrë të alternuar, nën një klimë terrori, sulmuan Izraelin, hynë në territorin e tij, depërtuan në vendbanime dhe në një festival ku djem e vajza gëzonin me muzikën, masakruan 1200 ndër ta dhe rrëmbyen 250 të tjerë; mes të masakruarve fëmijë e gra! E gjitha erdhi pas sulmeve kohë pas kohe, te vijueshme, që e mbajnë Izraelin në një klime permanente terrori, frike prej tij! Nga 7 tetori ka luftë, ajo që e ka bërë dramatike, tmerrësisht të dhimbshme gjithçka; mijëra të vdekur mes popullit në Palestinë, edhe aty gra e fëmijë.  Një popull i dytë i marrë peng, mburojë njerëzore nga i njëjti terror!

Sot, në Tiranë një parti ka bërë thirrje të hapur për dhunë; nuk e di e sata herë është ne 34 vite, e kam humbur numërimin, që kjo parti dhe politikani i përjetshëm bën këtë; por di fare mirë se prej tij dhe milicisë fashiste që mobilizon lehtësisht. Ky vend është nën një klimë permanente terrori! Për sot kanë thënë se do i bëjnë te gjitha, nga thyerja e xhamave te vënia e zjarrit këtij qyteti, edhe kjo e përsëritur; dhe të gjitha i lajmëron ky, pas një kamere, njësoj si udhëheqësit e terrorit e bëjnë këtë në ato videot e tyre thuajse të njëjta! A kanë lidhje dy ngjarjet? Në 30 vite kam mësuar se ky, për pasojë partia e tij, nuk ka asgjë spontane, aksidentale, kurrë; e ka te menduar dhe gjithnjë asocion aksionet e tij më të ngjashëm kudo. I bashkon klima permanente e terrorit! Njerëzit që e kanë refuzuar këtë politike, nuk i bashkohen kësaj politike, janë indiferente apo kundërshtues ndaj saj, duhet të jetojnë në terror! Ata janë viktimat, ata pesojnë në çdo kohë, në çdo rast!

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka të drejtë Trumpi për Groenlandën?