Erion Brace: Berisha është strehuar si mjek në pallatin e ish-Sigurimit

“Berisha, lëre Hoxhën, shih se dosjet do hapen, madje edhe për dëshmitarët!!”, shkruan Braçe, duke vijuar se “i kuptoj të gjithë idiotët që mban ky dhe, madje më shumë ata që lidhin diktaturën me ne, maxhorancën dhe Qeverine e saj!! Vazhdoni bëjeni se kur nuk ke propozim, alternative, 24 vjet këtë keni bërë!! Por, nuk arrij të kuptoj në botë një sëre analistësh të lartë, gazetarësh ca më poshtë, politikanë gjithefarësh në opozite që, hapja e një bunkeri taksuar për elitën politike të regjimit, pra hapjen për t’i treguar çdo shqiptari një prej cobzave të diktaturës, e tregojnë si rehabilitim të Enver Hoxhës!”

“I pari në rradhën e këtyre eshte Sali Berisha, ai të cilit fotot me fëmijët e regjimit, ministrat e regjimit etj, i shfaqen çdo sekonde në çdo portal publik!! Unë e kuptoj Sali Berishën; Do të mbulohet tani që është me afër se kurrë proçesi i hapjes se dosjeve te ish- Sigurimit të Fecorit!!A mos e lexova gabim që ky u strehua si mjek në pallatin e ish- Sigurimit?”, shkruan Braçe.

Pak më herët, ish -kryeministri Sali Berisha nëpërmjet faqes se tij Facebook shkruante në postimin e tij, (ndërsa fliste për mitingun e 22 nëntorit), se kryeministri Rama inauguroi muzeun e diktatorit Hoxha. “Edi Rama inauguroi më 22 nëntor Muzeun e Enver Hoxhës, atit të tij shpirtëror, Hitlerit shqiptar të Pasluftës!”, shruan Berisha. Ndërsa Braçe i përgjigjet, duke hedhur hije dyshimi për figurën e tij, madje e akuzon se është strehuar si mjek në pallatin e ish-sigurimsave.

SHKARKO APP