Erion Braçe: Berisha nuk na vrau vetëm me armë, por po na vret dhe me gojë
Deputeti socialist, Erion Braçe, ka reaguar pas një intervistë dhënë ditën e djeshme nga Sali Berisha.
Ai thotë se Berisha pranoi vrasjet e 21 janarit, ndërkohë që prokuroria nuk reagon.
Sipas deputetit socialist, durimi nga krimet, shpifjet dhe akuzat e Berishës po sos.
Braçe shprehet se prokuroria duhet të reagojë dhe të marrë Berishën ose të pandehur, ose dëshmitar për krimet që rrëfen nëpër medie të ndryshme.
“Nuk ka më të reja nga ato që thotë Sali Berisha!
Asfare!
Por nga anë tjetër, durimi po soset.
Sali Berisha i del për zot vrasjeve të 21 janarit dhe prokuroria rri e shikon, hesht dhe dëgjon.
Sali Berisha dëshmon për ngjarje kriminale duke ndryshuar tërësisht të dhënar, provat e dëshmitë, dhe prokuroria rri e shikon, hesht dhe dëgjon.
Sali Berisha shpif, vendos në ngjarje kriminale njerëz tërësisht të pafajshëm dhe prokuroria rri e shikon, hesht dhe dëgjon.
Prokurorë e gjykatës, jepini fund këtij krimi qe po njollos gjithkënd, vret me gojë e pushkë këdo që e mendon kundërshtar të tij!!
Duhet tani”, shkruan deputeti socialist.
KOHA JONË SONDAZH

