Erion Braçe: Debati Trump-Clinton, si Berisha-Basha
Debati i fortë mes dy kandidatëve për President të SHBA-ve, nuk ka kaluar pa vëmendjen e deputetëve tanë. Ka qenë deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ai i cili është përfshirë në debatin mes Donand Trump dhe Hilary Clinton.
Në një postim në rrjetet sociale, Braçe, duke iu referuar debatit tfundit mes dy kandidatëve para mbajtjes së zgjedhjeve në muajin nëntor, ka treguar se mbështet Clinton-in.
Por, duke u ndalur në akuzat që ka thënë rivali i saj për zgjedhje pa standarde, Braçe kujton këtu dy figurat e politikës shqiptare, ish-kryeministrin Sali Berisha dhe kreun e opozitës, Lulzim Basha, si të vetmit që flasin në gjuhën e Trump-it.

KOHA JONË SONDAZH

