Erion Braçe: Ne zgjedhjet i fituam me burra, jo me rrugeçër
Në kulmin e debatit për përfshirjen e segmenteve të krimit dhe parave të pista në fushatat elektorale, Erjon Braçe ka sjellë një shembull tjetër sesi Partia Socialiste ka fituar zgjedhjet. Në një postim në Facebook, ai i bën një profil një socialisti të vjetër beratas që ka ndërruar jetë keto ditë.
Braçe kujton me detaje sesi një burrë 63-vjeçar ka punuar për PS dhe ruajtjen e votave. Deputeti Braçe thotë se PS i ka fituar zgjedhjet me burra të ndershëm dhe jo me rrugeçër.
Postimi i plotë i Erion Braçes për socialistin Bardhosh Hasani:
NJE BURRE!
I LEHTE DHEU NE GJOKS KOLONELI IM!
Ne 1 korrik 2005,
dy dite para zgjedhjeve politike te atij viti,
tamam ne oret kur caktonim komisioneret,
Bardhosh Hasani erdhi ne zyren qe perdorja ne seline e PS ne Berat dhe, ne kembe e i inatosur me tha ballazi:
PSE ME KE HEQUR TI NGA KOMISIONI I QENDRES SE VOTIMIT?
Atekohe ishte 63 vjec, pak me zemer e pak me tension,
lodhur prej nje mali me dhimbje por kurre i mposhtur!
E pyeta:
A mundesh?
Po- tha. Por une nuk pyetem tani- vijoi, para se te dergoje komisioneret ne qender duhej.
I kerkova ndjese dhe aty kuptova se do fitonim zgjedhjet ne ate zone, mbase per here te pare pas shume vitesh.
Shkoi ne komisionin e votimit dy dite me pas dhe,
nuk levizi qofte edhe nje minute te vetme prej aty.
Erdhi, dorezoi materialet e votimit te qendres se tij por nuk iku.
Jam une ne grupin e numeruesve? – me pyeti.
E vendos ti- i thashe, por do te duhet te rrishe ketu gjithe naten.
Do rri-tha, shkoi e u ul ne krye te njeres prej tavolinave te numerimit dhe, nuk levizi prej andej vote pas vote e kuti pas kutie deri ne oren 11.00 te dites tjeter, kohe kur ne ishim gati 3 mije vota me shume se kandidati me i afert.
Gjithe naten e shihja me friken se mos nuk ndjehej mire,
por ai nuk u dorezua, numeroi cdo vote timen, te Partise Socialiste.
Diku nga mengjesi dikush aty i tha per rezultatet jo te mira ne rang vendi, u deshperua por nuk u terhoq;
Nuk ka gje! Fitojme ketu- tha.
Ky eshte Koloneli Im, Bardhosh Hasani.
Zgjedhjet i kemi fituar keshtu, me BURRA,
kurre me rrugece, kurre me para ne dore.
Para e pas 3 korrikut 2005, eshte nje histori e tere miqesie, une si nje nga djemte e tij e ai si prind (ka moshen e tim eti), mbushur me diskutime e debate per gjithcka, Beratin se pari, librat pa fund qe nuk i lexonte-i perpinte, mbante shenime mbi to e i ndante per te mesuar ke kishte nevoje rreth e rrotull tij.
Per vit te ri, keshtu e gjeta, shtrire ne nje perpjekje te fundit per te mundur nje semundje te poshter, por me tavolinen plot me libra e copa letrash mbushur me nje shkrim te qarte e te bukur; shenimet e tij te zakonshme.
U ndal sot!
Nje Burre! Nje Beratas- shetiti per te sherbyer gjithkund ne kete vend, por beratas mbeti! Nje njeri shembullor! Nje njeri i ditur-i lexuar e i kenduar! I bardhe Bardhoshi!
Te qofte i lehte dheu ne gjoks Koloneli im!
KOHA JONË SONDAZH

