Erion Braçe i ashpër me ministren e Bujqësisë: Ja pse bërtas unë…

Deputeti socialist Erion Braçe ka vijuar akuzat ndaj ministres së Bujqësisë Frida Krifca në lidhje me tregun e fermerëve dhe rregullat e vendosura nga grumbulluesit që fitojnë shumë herë më shumë se prodhuesit.

Reagimi i plotë i Erion Braçes

Ja pse bërtas unë

Tërbuf, poshtë Grabianit

Në Fushë, dje- nga mëngjesi në drekë;

Une: i kujt eshte shalqini?

Punetori: i te zotit!

Une: për kë po grumbullon?

Punëtori: për vete!

Unë: po kush është ky që po grumbullon për vete?

Punetori: po ku di unë Erion, une punëtor jam.

Unë: po mirë, shyqyr po vilni, tu vej mbarë!

Në drekë;

Unë: u lodhët!

Punetori tjeter: po pak, shyqyr është me fresk sot.

Unë: erdhi i zoti?

Punëtori: jo, erdhi makina, do ngarkojmë tani.

Une shoh makinën dhe emrat në të: lëre, lëre e kam të qartë tani.

SI THASHE NE KUVEND;

GRUMBULLUESIT JANE BERE EDHE PRODHUES TE SHALQINIT, PRODHOJNE VETE NE TERBUF DHE NUK GRUMBULLOJNE PREJ DITESH AS NE CERMA, AS NE BICUKAS, AS NE SULZOTAJ, AS NE IMSHTE, AS NE ESKAJ, AS NE GJONAS!

PO SHESIN SHALQININ E TYRE!

NUK HUMBIN ASNJE QINDARKE SI PRODHUES, SIC BUJKU QE JU SHET NEN KOSTO SHALQININ “SIPAS LOJES” QE KETA UDHEHEQIN!

JO, KONKRETISHT KY PRODHUESI I TERBUFIT PO EKSPORTON ME 30 CENT TE EUROS!

E KUPTONI SA SHUME PO FITON?

Ta kish ngritur vetë PIKEN E GRUMBULLIMIT, magazinën e frigoriferët, patjeter që nuk do bëja zë.

POR JA KA NGRITUR AZHBR, ME PARATE E TAKSAVE EDHE TE BUJQVE!

Në një kontratë mizerabël qe nuk ka asnjë detyrim për ta në raport me bujqit!

KJO ESHTE E PADREJTE!

NDAJ BERTAS UNE!

SHKARKO APP