Erion Braçe i kthehet opozitës: Kur flisja unë për bujqësinë, ju tallnit menderen
Deputeti socialist Erion Braçe ka ngritur tonet drejtuar opozitës në Kuvend ku është diskutuar lidhur me fondet e BE-së për bujqësinë.
Opozita ka kërkuar mocion me debat me ministren e Bujqësisë, por PS e ka rrëzuar këtë kërkesë.
“Kjo çështje u diskutua, u votua se kuptoj pse diskutohet më. Nëse është në rendin e ditës, të vazhdojmë me pikën tjetër me qëllim që të ekonomizojmë kohën edhe të flasim për ato që janë në rendin e ditës. Ka mes tyre pika që mund të flitet edhe për ekonominë edhe për bujqësinë. Kush është zgjuar sot për bujqësinë, keq më vjen por duhet të flejë akoma. Kur unë çohesha dhe flijsa për bujqësinë, ju tallnin menderen andej matanë”, tha Braçe.
KOHA JONË SONDAZH

