Erion Braçe i revoltuar: Edhe një filxhan kafeje e rritët?! Zhvatje, asgjë tjetër

Me gjithë rritjen e përgjithshme të çmimeve në vend, deputeti socialist Erion Braçe ka konstatuar se është rritur edhe çmimi i kafes.

Në një postim në Facebook, ish-zv/kryeministri, deputeti Erion Braçe shkruan: 

‘Po turp a keni? Edhe çmimin e një filxhani kafeje e rritet? Nga janari e këtej, çmimi i një kg kafe ardhur nga Italia është rritur me 150 lekë, vetëm 150 lekë. Pra, me 1.25 lekë për një filxhan kafeje, vetem 1.25 leke! Nëse e shisnit në periferi të Tiranës me 50 lekë një filxhan kafeje, duhet ta shisni me 51.25 lekë; Nëse e shisnit në qendër të Tiranës me 70 lekë nje filxhan kafeje, duhet ta shisni me 71.25 lekë. Çfare ka ndodhur me ju që po e shisni filxhanin e kafesë ne periferi me 70 lekë e ne qendër me 90 lekë? Ju është rritur edhe juve çmimi i hekurit, çimentos, betonit? Apo çmimi i vajit, orizit, sheqerit, miellit, makaronave, vezëve, pulave etj? Zhvatje, asgjë tjetër!

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?