Erion Braçe i revoltuar: Skuthllëk politik i neveritshëm, i nxitur nga klientelizmi

Reagimi i plotë i Erion Braçes

Këtë të enjte nuk ka parlament; punë në seancën plenare në parlament! Na i thanë sot, ndaj këtu s’ka këmbë njeriu. Por sot është data 13 dhjetor; ditë me ditë-6 muaj më parë, paraqita në kuvend nismën ligjore për të vendosur rregull në tregun bujqësor e blegtoral, në dimensionin e pagesave, për të garantuar bujqit, punën e tyre, prodhimin dhe te ardhurat prej tij;

Troç: bujq e blegtorë të marrin paratë e punës së tyre brenda 50 ditëve! 6 muaj asnjë përgjigje!

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga njëra anë nuk thonë dot jo, nuk dalin dot kundër, nga ana tjetër te bllokojnë dhe heshtin, një lloj skuthlleku politik i neveritshëm, i nxitur nga klientelizmi, kapja e vendimmarrjes në kuvend-me troç.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sinqerisht nuk e vuaj mungesën e respektit institucional, procedural, njerëzor gjithashtu; por kjo është mungese respekti e kuvendit ndaj popullit te bujqësisë, i cili ka këtë hall dhe kërkoi të adresohet ligjërisht; po ligjërisht në këtë vend, nuk duhet të ketë qytetarë të dorës se dytë, por në fakt ka-jane punëtoret, prodhuesit e bujqësisë;

Shikoni, kur ata blejnë, detyrimi ligjor është te paguajnë menjëherë ose brenda 45 ditësh, përndryshe detyrimi i tyre merret me force!

Por kur tek bujqit prodhues blejnë te njëjtët tregtare-ata qe me pare shisnin, paratë nuk paguhen as për 1 vit! Padrejtësi e pabarazi e turpshme! Kjo është! thellohet kur nuk gjejnë hapësirë për te zgjidhur këtë padrejtësi!

Kur kam nisur këtë pune, as e dija e as e kërkova deputetin për honor, vanitet, pasurim gjithashtu; e doja si pune, e kam bere si pune!

Por kur nuk te lënë te besh punën tende, çfarë duhet bërë?

Shikoni, ky bllokimi i punës nis si klientelizem dhe mbaron si personal, ndaj gjithnjë e më shumë është koha për pune tjetër; por deri atëherë dua tu sjell ne vëmendje skandalin e rryshfeteve ne parlamentin evropian;

Hiqni katarin dhe vendosni një kartel grumbulluesish abuziv këtu dhe do kuptoni qe klintelizmi nuk njeh kufij, ne nivel më banal natyrisht!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?