Erion Braçe ironizon debatin në PD për përjashtimin e Berishës: Dita e katërt, e vrau, s’e vrau!

Ish-zëvendëskryeministri Erion Braçe ka reaguar sërish lidhur me përjashtimin e ish-kryeministrit Sali Berisha nga grupi parlamentar i PD-së si dhe për përplasjen me kryedemokratin Lulzim Basha.

Përmes një postimi në Facebook, Braçe thotë se për të katërtën ditë radhazi, opinioni publik është fryrë me një debat mes dy kufomave politike.

Postimi i Erion Braçes:

Pupupupupupu; SOT DITA E KATERT,E GJITHE MEDIA VIJON MERRET ME DY KUFOMA QE LUAJNE LUFTASH!E vrau, nuk e vrau, e kalli, nuk e kalli, eshte nul, nuk eshte nul, e hoqi, nuk e hoqi, tani qe e hoqi cfare do bej ai, rruget, alternativat, po nuk e pati hequr cfare do bej ai qe nuk e hoqi etj etj etj! Dy kufoma qe mbajne peng gjithe debatin publik ne kete vend!

Nderkohe iku, u harrua KARTELI I IMPORTUESVE TE GRURIT, PRODHIMIT TE MIELLIT, SHITJES, PRODHUESVE TE BUKES; Sot KARTELI ka njoftuar cdo prodhues brumerash se do rrise cmimet me 30%! Merruni me dy kufoma qe bejne sikur vrasin njeri tjetrin ne 14 shtator!

SHKARKO APP