Erion Braçe: Jemi në krizë çmimesh. Mungesë transparence për karburantet

Në Komisionin e Ekonomisë, deputeti socialist Erion Braçe ka folur për krizën e çmimeve në vend, ku tha se Bordet e Transparencës të ngritura nga qeveria për karburantet dhe ushqimet, po tregojnë pikërisht abuzimet dhe mosfunksionimet e tregjeve. Braçe thotë se disa biznesmenë të mëdhenj zotërojnë thuajse të gjitha tregjet.

Jemi në mes të një krize çmimesh. Autoriteti i Konkurrencës nuk përcakton çmime, por ama është tregu, kërkesa dhe oferta që duhet t’i vendosin. Për të mbrojtur konsumatorin, qeveria ka krijuar bordet, një për çmimin e naftës dhe një për mallrat kryesorë ushqimorë. Funksionimi i bordeve ka nxjerrë në pah faktin se ne po paguajnë edhe koston e abuzimit apo mosfunksionimit të tregjeve. Mungesa e konkurrencës në tregje është problem shumë i madh që po e paguan qytetari, pavarësisht ndërhyrjes së qeverisë me dy bordet. Puna që po bëjnë ata po verifikon se edhe në vitet e mëparshme, mosfunksionimi i tregjeve ka sjellë kosto për qytetarët. Bordi po nxjerrë në pah, si te tregu i grurit, se kemi vetëm 4 operatorë që zotërojnë 98% të tregut, po kështu tregu i miellit, në tregun e vajit 4 operatorë zotërojnë 92% të tregut, te tregu i sheqerit 3 operatorë zotërojnë 97% të tregut. Është problem i madh konkurrenca e ngushtuar në kaq pak duar. Përqendrimi i tregut në të tilla përmasa dhe kostot që vijnë nga kjo. Për të mos folur për reagimin e njëkohshëm në vendosjen e çmimeve në një konkurrencë banale që lëviz me një 1 apo 2 lekë për t’u hedhur hi syve institucioneve“, tha Braçe.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?