Erion Braçe krah fermerëve, del në protestë kundër qeverisë: Ata janë zhytur në faliment

Ish-zv/kryeministri Erion Braçe, është zëri më opozitar në qeveri dhe në PS.

Këtë të mërkurë, fermerët e Çermës kanë dalë në protestë, dhe krah tyre është edhe deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe. Në një prononcim për mediat, Braçe thotë se çmimi i grurit ka rënë aq shumë saqë fermerët janë zhytur në faliment.

“Nga Velipoja deri poshtë në Ksamil, çfarë do të hanë njerëzit. Sepse i kemi thirrur njerëzit, u themi turistëve që të vijnë, por çfarë do të hanë. Nëse falimenton kjo ekonomi bujqësore, ka falimentuar ekonomia e të gjithë vendit. Ai shkon në emigracion dhe merr më shumë lekë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por në protestë fermerët e fshatit Çermë e Poshtme në Lushnje, dolën pasi kanë kultivuar rreth 100 hektarë me shalqi dhe prodhimi ka mbetur në fusha. Braçe po ashtu tha Ministria e Financave dhe ajo e Bujqësisë nuk kryejnë kontrolle në Divjakë e Lushnje ku grumbulluesit punojnë pa fatura. ”Shteti duhet të ndërtojë magazina dhe frigoriferë publik. Kështu fermeri çon mallin atje kur ka çmim të lartë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?