Erion Braçe kritika qeverisë: Ndajeni mendjen, me tregtarët ose me fshatarët!

Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe foli nga foltorja e parlamentit në lidhje me rritjen e çmimeve në vend.

Braçe theksoi se ka maxhoranca socialiste ka dështuar gjatë këtyre 9 viteve që të heqë barrierat e vendosura nga Partia Demokratike dhe të bëjë hapjen e tregjeve, duke i lënë shumë sektorë të ekonomisë në duart e dy ose tre kompanive.

Në përfundim dua t’ju them dy gjëra. E para, tregjet kryesore te ne janë këneta, nuk ndryshon asgjë në to. Tregu i naftës në kohën tuaj kishte 5 operatorë, ka sot 4 operatorë. Njëri iku, ishte ai që ishte i lidhur me ARMON, endet nëpër botë e kërkojnë të gjithë për të arrestuar, se kapin dot. Tregjet e tjera janë në të tilla kategori, 4 ishin, 4 janë, 3 ishin, 3 janë, madje janë me të njëjtat emra.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ne nuk ia dolëm dot të hiqnim barrierat e vendosura gjatë qeverisjes demokratike, e të krijonim mundësi për hyrje të reja në tregje dhe konkurrencë efektive. E dyta duhet ndarë mendja ose me tregtarët ose me fshatarët”, tha Braçe.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?