Erion Braçe për largimin e Lindita Nikollës: Ishte fuqia e qetë e Kuvendit!

Deputeti i Partisë Socialiste, Erjon Braçe, ka reaguar në lidhje me vendimin e kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla, për t’u larguar nga posti.

Reagimi i plotë i Braçes: 
Lindita Nikolla ishte fuqia e qetë e Kuvendit!
Një grua e denjë, plot dinjitet, serioze, e përmbajtur, e përulur, kurrë arrogante, e paqtë në një sallë e kohë që të tjerët u sollën përballë saj si LUFTË, FUSHË BETEJE;
U PËRBALL me situatën më të rëndë, sulmin më të egër personal e ndaj INSTITUCIONIT MË TË LARTE TË REPUBLIKËS në 33 vite.
Kujtoj i turpëruar nisjen, kur kolegë tanët as denjuan të hedhin fletën e votimit në kuti, por e grisën në një akt të ulët e fyes për një grua që s’u kish asnjë faj;
siç kujtoj po aq i turpëruar tymin e flakën, shkrepësen e flakadanët, çizmet e karriget, sharjet e fyerjet lumë, te cilat nuk duhet të ndodhnin kurrë as në vendin me anormal të botës.
Po e përseris, pa asnjë shkak të përligjur, shkaktuar nga LINDITA NIKOLLA, nga ne si cenim lirie apo demokracia në Kuvend, por për arsye që ishte e mbeti deri dje vonë në darkë mu aty, në sallë, ARSYE TERESISHT E BRENDESHME E TYRE!
Përtej kësaj, LINDITA NIKOLLA ia doli të ishte aty, QENDROI, DUROI, PERBALLOI, QETESOI, NORMALIZOI në emër të dinjitetit të Kuvendit e Republikës, interesit publik të qytetarëve të këtij vendi; nuk është pak kjo, ështe shumë në mes të një LUFTE!
Në anë tjetër, dua ta falenderoj kryetaren NIKOLLA edhe personalisht; me keni duruar, e kam tepruar, ju kam vënë ne vështirësi shpesh nga vendi e nga foltorja, dhe sinqerisht ju jam mirënjohes për hapesirën që me keni lejuar në çdo rast;
Shumë faleminderit!

SHKARKO APP