Erion Braçe reagon i revoltuar: Të fortët sillen si Zot në rrugët e Tiranës!

Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar i revoltuar për aksidentin e djeshëm në Tiranë, ku 39-vjeçari A. Sulejmani përplasi një çift dhe foshnjën e tyre 3-muajsh, teksa po kalonin në vijat e bardha.

Tmerr! Sepse u bë kohë që, në rrugët e Tiranës sillen si zot të fortët, këta me këto makina, të shtrenjta e që paraja e madhe u jep një status mbi çdokënd tjetër, në kufijtë e të drejtës për të shtypur; mbi ligjin po e po; Ecin si të duan, ndalojnë ku të duan, parkojnë dysh e tresh ku të duan, posaçërisht para lokaleve ku ulen e ku doemos duhet të kenë si pamje ata, por edhe gjindja, makinën status; pa pyetur për kërkënd, edhe 200 metër larg në çdo drejtim nga godina e Qeverisë‘, shkruan Erion Braçe.

SHKARKO APP