Erion Veliaj deklaratë për fitoren në Rrogozhinë: Do t’u shërbejmë të gjithëve pa diferencime

Drejtuesi politik i PS në Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, ka dalë në një deklaratë për mediat pas përfundimit të numërimit në Rrogozhinë, ku fitoi kandidati PS, Edison Memolla, me 5348 vota ose 60.73%.

Veliaj tha se tashmë rezultati është i qartë dhe se në Rrogozhinë ka shumë punë për të bërë, ndërsa shtoi se të gjithë qytetarëve do t’u shërbehet pa diferencime.

Falënderoj me gjithë zemër të gjithë anëtarët e PS e çmojmë besimin tuaj, e lexojmë shumë qartë votën tuaj.

Kemi pafundësi punësh për të bërë në Rrogozhinë një tjetër zonë e prekut nga tërmeti ku do duhet që këtë vit ne të përfundojmë të gjitha investimet sa i përket infrastrukturës arsimore dhe urbane. Do të duhet të përfundojmë të gjithë rikonstruksionet dhe ndërtimet përsa i përket infrastrukturës urbane. Nuk duam t’ju zhgënjejmë. Do bëjmë çmos që të kapim çdo afat kur vjen puna që të sigurojmë se dhe familja e fundit të futet në banesë dhe secili të marrë një hapësirë më dinjitoze se sa ajo që kishte para tërmetit. Ndërkohë që është dhe një zonë turistike, ajo e Spillesë që është në Kryevidh. Doja të ftoja të gjithë qytetarët e Tiranës, kush mendon se nuk ka det, në qarkun e Tiranës është Rrogozhina që ka dalje në det”, tha Veliaj.

 

SHKARKO APP