Erion Veliaj dhe Halim Kosova takohen në një aktivitet
Ky shtrëngim duarsh u paralajmërua më herët nga kandidati Kosova i cili pasi mbaroi prezantimin e platformës së tij kërkoi të dinte nëse kish ardhur rivali i tij për t’i dhënë një këshillë për problemet teknike të mikrofonit .
“Ka ardhur Erioni? T’i jap ca këshilla, do t’i them ca sekrete si t’i eci mirë intervista…se kjo nuk punon mirë (për mikrofonin)”, – tha Kosova.
Gjatë këtij takimi që zgjati vetëm pak minuta Kosova duke qen se ishte i pari që prezantoi platformën e tij e këshilloi rivalin e tij në lidhje me problemet që kishte mikrofoni .
Në konferencën “Sfidat dhe mundësitë për Tiranën”, kandidatët shpalosën edhe një herë vizionin e tyre për qeverisjen e kryeqytetit, duke u përplasur edhe një herë tek çështja e taksave. Dy kandidatët e dy aleancave te majta dhe të djathta, shpalosën programin e tyre, duke iu përgjigjur të njëjtave pyetje të drejtuara nga moderatori.
Në këtë konferencë shpalosën vizionin e tyre dhe kandidatët e pavarur si Sazan Guri, Arben Tafaj dhe Dhimitr Muslia, ndërsa mungoi kandidati i pavarur Gjergj Bojaxhi.