Erion Veliaj flet për “Malin e Tiranës”: Shpronësimi kushton 20 milionë euro

Kryetari i bashkisë, Erion Veliaj, ka folur për kullën “Mali i Tiranës”. Veliaj e quan debatin të stisur dhe nga sherri mes dy pjesëve të PD-së.

Ka shumë njerëz që thonë pse nuk shpronësohet. Bashkia në fakt ka shpronësuar disa ndërtesa. Ka qenë 2 milionë euro shpronësimi i shkollës Kosova, por një terren që është 20 mijë metra katrorë me kosto 1 mijë euro metri katrorë të truallit në ndërtim në qendër të Tiranës, sepse ka qenë për ndërtim që në kohën e famshme të Ajdin Sejdisë. Ka një kosto prej 20 milionë eurosh.

Është shumë kollaj të bësh lajm e të imitosh Mjaftin në vakt. Është mediokre. Është shumë e vështirë të marrësh vendime për të çmontuar një vendim të mëparshëm. Sot është shumë e vështirë të marrësh këto vendime për të shpronësuar një pronë me vlerë 20 milionë euro. I bie të heqësh të gjitha investimet bashkisë së Tiranës për 1 ose 2 vite. Kjo nuk qëndron. Jo vetëm kaq por nuk do ti qëndronte as testit të gjykatës. Kjo është për të sqaruar se ajo zonë që ishte dhënë për ndërtim në gropën e Sejdisë mirëmbahej derisa të merrej një vendim tjetër.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të thuash që zbuluan diçka në gusht është patetike. Në korrik u rikonfirmua PD e vulës dhe nisi sherri me PD e Saliut, kokat hëngshin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndodhi në mënyrë transparente dhe janë paguar 4 milionë euro taksë në Bashkinë e Tiranë

Ishte transparente konkursi, transparente leja”, ka thënë Veliaj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?