Erion Veliaj: Fyese se si talentet në futboll hasin pengesa

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj gjatë një takimi me përfaqësues të operatorëve dhe agjencive turistike, në vijim të përgatitjeve për titullin “Tirana, Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022”, duke folur për finalen e madhe të Conference League që do të zhvillohet më 25 Maj në stadiumin “Air Albania”, tha se është një operacion i jashtëzakonshëm që ka nevojë për mirëkoordinim për tifozët e shumtë që do të vijnë në Tiranë.

Lidhur me betejën me Federatën Shqiptare të Futbollit, Veliaj u shpreh: “Nuk kam asnjë interes personal, por s’mund të jem kryetar i Bashkisë së një qyteti ku ekzistojnë 300 skuadra sportive fëmijësh, dhe pasi prindërit e tyre harxhojnë 20 vitet e fundit nga 20-30 mijë lekë çdo muaj për t’i stërvitur, ata të kthehen në një ankand dhe prindi që nuk paguan dot 100 mijë euro nuk e shpie dot djalin të luajë futboll si profesionist. Kjo më duket fyese dhe këtë betejë e bëj patjetër, si aksioner i Klubit të Tiranës, si financuesi më i madh. Kur ke financuar kaq shumë në qytet për sportin dhe kupton se fushat dhe bari nuk mjaftojnë për t’u siguruar që talenti përfundon atje ku duhet, atëherë më takon të reagoj edhe si qytetar”.

Kryebashkiaku theksoi se çdo sfidë dhe betejë bëhet për të mirën e të gjithëve.

SHKARKO APP