Erion Veliaj i uron ditëlindjen Alfred Moisiut: Gëzuar 92-vjetorin Presidenti fjalëmirë
Ish-Presidenti Alfred Moisiu feston sot ditëlindjen e 92-të.
Përmes një fotoje të përbashkët në Twitter, Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj i ka uruar ditëlindjen Presidentit që u votua me konsensus nga i gjithë faktori politik në 2002-n.
“Gëzuar 92-vjetorin Presidenti fjalëmirë”, shkruan Veliaj.
Alfred Moisiu ka qenë President i Shqipërisë nga viti 2002 deri në vitin 2007. Ai forcoi besimin te ky institucion. Me gradën doktor i shkencave ai është autor i shumë librave, monografive, artikujve shkencorë mbi artin ushtarak, politikën, sigurinë rajonale!