Erion Veliaj: Ilir Meta ose fiksimxhiu që rrihet me policët
Erion Veliaj ka replikuar me Ilir Metën në lidhje me konferencën e shtypit të Presidentit.
“Ishte një Kongres me risi, aq sa komshiu përballë doli në konferencë për të sqaruar atë që njerëzit e dinë dhe mirë që doli se tregoi kontrastin mes nesh dhe një fiksimxhiu që rrihet me policët. Shyqyr që shpëtuan policët e Pallatit të Kongreseve në ndryshim nga ato të FRD-së. Kaq i madh është hendeku mes 2 krahëve të politikës”, tha Veliaj.