Erion Veliaj inspekton punimet e shkollës “Bashkim Fino”: Shkollë e madhe me emër të madh
Kreu i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka inspektuar ditën e sotme punimet e ndërtimit të shkollës që mban emrin e ish-deputetit të ndjerë socialist Bashkim Fino.
Shkollat e Tiranës janë histori suksesi, thotë Veliaj.
“Po punojmë me të gjitha forcat, që ta mbarojmë sa më shpejt shkollën e re 9-vjeçare “Bashkim Fino”, që ndodhet në zonën e Qytetit Studenti📍, për t’u dhënë nxënësve 📚të saj, jo vetëm mjedise më të mira për t’u arsimuar, por edhe shmangur mësimin me dy turne në shkollat e Njësisë nr. 2.
Jam krenar për punën e jashtëzakonshme që kemi bërë dhe po bëjmë me ndërtimin apo rindërtimin e shkollave në Tiranë. Një mision nga i cili po dalim faqebardhë!“, shkruan Veliaj në një postim në Facebook, teksa ka shpërndarë edhe pamjet e xhiruara gjatë inspektimit të kësaj shkolle.
KOHA JONË SONDAZH

