Erion Veliaj ka një surprizë për fëmijët në 102-vjetorin e Tiranës si kryeqytet: Askush nuk e ndal progresin!

Akademia e Çiklizmit, në zonën jugore pranë pedonales së Parkut të Liqenit, do të jetë pika më e re rekreative në Tiranë. Ajo është konceptuar si një park shumëfunksional, me pistë biçikletash dhe module lodrash të mëdha, si Kulla e Sahatit dhe Ura e Tabakëve, ndërsa një tjetër hapësirë që shton vlerën e parkut është edhe labirinthi i krijuar me bimësi.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, inspektoi punimet për rehabilitimin e parkut më të madh me fokus te fëmijët dhe të rinjtë, në 102-vjetorin e shpalljes së Tiranës Kryeqytet. Ai tha se më në fund edhe kjo pjesë e parkut, e cila deri dje ishte e zaptuar nga ndërtimet informale, po i kthehet publikut, jo vetëm si hapësirë, por si park i mirëfilltë edukues dhe zbavitës.

Në 102 vjetorin e shpalljes së Tiranës Kryeqytet po përgatisim një surprizë fantastike për fëmijët e qytetit. Tirana lindi si Kryeqytet nga rastësia, – asokohe qeveria kishte nevojë për një stacion të përkohshëm, i cili më pas u kthye në një stacion të përhershëm, – por, ne sot nuk jemi produkte të rastësisë. Jemi produkte të punës, të bashkimit, të dashurisë, të këmbënguljes me pasion, që t’i shpiem gjërat përpara. Edhe ky park, në pjesën jugore të Liqenit të Tiranës, është produkt i këmbënguljes së shumicës që fiton mbi një pakicë që zapton. Shumica meriton të ketë hapësira publike përtej atij të fortit të tranzicionit që zaptonte buzë liqenit”, u shpreh Veliaj.

SHKARKO APP