Erion Veliaj kallëzon penalisht Sekretarin e FSHF-së, Ilir Shulkun
Një ditë më parë kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, u shpreh i bindur se do t’i shkojë deri në fund çështjes me zgjedhjet në Shoqatën Rajonale Tiranë. Por këtë herë duke ndjekur në mënyrë ligjore pasi e konsideron nul vendimin e marrë nga kjo shoqatë, që zgjodhi Krenar Alimehmetin si drejtues.
Ditën e sotme, Erion Veliaj ka kallëzuar penalisht Ilir Shulkun, sekretarin e përgjithshëm të FSHF dhe Adrian Haçin, sekretar i Shoqatës së Futbollit të Tiranës.
Ndaj pritet që prokuroria të marrë dokumentacionin dhe pamjet filmike për të hetuar në lidhje me akuzën e kryebashkiakut të Tiranës.
Padia e Erion Veliajt, edhe për disa akuza të tjera, mund të sjellë arrestime në Federatën Shqiptare të Futbollit. Ndërkohë Armando Duka i ka quajtur sulme dhe ndërhyrje të politikës së qeverisë mbi Federatën e Futbollit.