Erion Veliaj kërkon lirinë, GJKKO shqyrton sot kërkesën e kryebashkiakut të Tiranës

Në orën 13:30 do të mbahet në GJKKO seanca për shqyrtimin e kërkesës së kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili kërkon për revokimin ose zëvendësimin e masës së arrestit në burg.

Pas dy muajve në paraburgim, Veliaj kërkon lirimin nga qelia por gjithashtu informacion nga SPAK lidhur me hetimet e deritanishme. Seanca e 16 prillit u shty për shkak se avokatët e tij kërkuan kohë që të njihen me aktet hetimore, ndaj gjyqtari paraprak Erjon Bani vendosi që seanca të shtyhet me 1 javë, në orën 13:00 të 23 prillit.

Kryebashkiaku i Tiranës apeloi masën e GJKKO në Apelin e Posaçëm, por shkalla e dytë rrëzoi kërkesën e tij duke lënë në fuqi vendimin e dhënë nga Erjon Bani në seancën e vlerësimit të masave të sigurisë më 12 shkurt.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?