Erion Veliaj konfirmohet kandidat për Tiranën
Ashtu sic pritej ministri Erjon Veliaj eshte konfirmuar zyrtarisht si kandidat i Tiranës. Në mbledhjen e pasdites së sotme me deputetët e qarkut të Tiranës, kreu i PSsë, Edi Rama, ka konfirmuar propozimin për Erion Veliaj.
Rama tha shkurt pas mbledhjes me deputetët e Qarkut të Tiranës, se kandidat i së majtës për Tiranën, do të jetë Erion Veliaj.
Më herët kreu i LSIsë, Ilir Meta, tha se emri për Tiranën do të jetë një emër gjithëpërfshirës.
Rama e ka zyrtarizuar Veliajn, ndërkohë që në të njëjtën kohë, Lulzim Basha prezantonte zyrtarisht kandidatin e PD-së për Bashkinë e Tiranës, Halim Kosova.
KOHA JONË SONDAZH

