Erion Veliaj: Kopshti zooligjik gati për t’u hapur më 1 qershor

Pak ditë nga hapja, një grup fëmijësh dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektuan së bashku detajet e fundit para hapjes së Kopshtit të ri Zoologjik. Në pritje edhe të kafshëve të tjera, që do të popullojnë këtë hapësirë të transformuar, Parku Zoologjik do të jetë hapë dyert për vizitorët e vegjël më 1 qershor.

Jam shumë i lumtur që inxhinierët dhe supervizorët e vegjël po na japin notën 10 për Kopshtin Zoologjik, të cilin do ta hapim në 1 Qershor për të gjithë fëmijët e Tiranës. Tirana do ketë shumë aktivitete këtë muaj, disa janë për të rritur, siç janë këto ndeshjet e futbollit, e disa nga festat e mëdha. Por, besoj, aktiviteti më i bukur është hapja e Kopshtit Zoologjik për 1 qershor, që është edhe festa e fëmijëve”, tha Veliaj.

Kopshti Zoologjik është rikonceptuar tërësisht, duke iu përshtatur kërkesave të ndryshme të vizitorëve. Veliaj nënvizoi se mjediset e reja do të shërbejnë edhe për orët e mësimit në natyrë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?