Erion Veliaj: Kupola e FSHF ka vepruar si bandë!

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka shigjetuar sërish kreun e FSHF-së, Armand Duka, teksa tha se e ka drejtuar institucionin si të ishte një bandë.

Ne nuk mund të kemi ishuj brenda nesh, që janë të pavarur dhe të paprekshëm. Ti mund të jesh i pavarur, secili prej nesh është i pavarur, por jo i paprekshëm. Shoh përfaqësuesit e bankave këtu, por edhe bankat auditohen. Pra, ka një institucion që kryen atë që quhet “check&balance”, nuk janë ishuj të paprekshëm. Jam i sigurt se këtu ka edhe prindër që i çojnë fëmijët e tyre në terrenet sportive, të cilët më thonë: “Lali, na rroftë fusha e re që ke bërë, por unë s’i kam paratë që djali të luajë si profesionist”. Pra, prindërit harxhojnë 20-30 mijë lekë çdo muaj, lekë të mbledhura me sakrificë, dhe në fund një bandë me çirakë ka në dorë të caktojë nëse djali yt vlen, apo s’vlen! Seriozisht? Kjo ndodh në qytetin tim dhe unë të mos e ngre zërin për këtë?” – deklaroi kreu i Bashkisë.

Veliaj tha se është i vendosur t’i shkojë deri në fund kësaj beteje. “Në Federatën Shqiptare të Futbollit djersit dhe mundohet vetëm kombëtarja kuqezi. I gjithë lidershipi i saj vetëm ka shtuar llogaritë bankare, makinat e shtrenjta dhe çarterat. Kurse mundim real, me djersë, ka vetëm ekipi kombëtar. Turma prej 500 vetash punon në një organizatë pa transparencë, të cilët vetë votojnë, vetë votohen”, tha Veliaj.

SHKARKO APP