Erion Veliaj: Ligji i hapjes së dosjeve Ligji ishte mënyra e duhur për t’u ndarë nga e shkuara e hidhur

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka folur për hapjen e dosjeve të Sigurimit të Shtetit dhe ligjin e miratuar në kohën kur ai drejtonte Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë. Ai tha se ishte vendimi i duhur për shoqërinë shqiptare.

“Në ditën e fundit që drejtoja Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë kaluam në Parlament ligjin e hapjes së dosjeve të diktaturës dhe në atë kohë, si ekip, kemi pasur një dilemë të madhe: nëse hapja e dosjeve do ta shëronte shoqërinë apo do të hapte një plagë më të madhe, a do hakmerreshim me njëri-tjetrin. Ndoshta ne s’do të jemi më këtu, në këtë botë, kur do të jepet vlerësimi për këtë, por besoj se e vërteta na bën të lirë. E vërteta na jep mundësinë të komunikojmë, të dimë të flasim me njëri – tjetrin, të hedhim melhem aty ku ka pasur hemorragji në shoqërinë tonë. Ndaj, mendoj se kemi marrë vendimin e duhur për të hapur dosjet”, tha Veliaj.

Veliaj shtoi se duke kuptuar që të këqijat më të mëdha ia kemi bërë njëri-tjetrit, është një mënyrë reflektimi për shoqërinë se si do jetë në të ardhmen.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?