Erion Veliaj mesazh të kodifikuar “me lini të iki në shtëpi”!

Pas vendimit të Gjykatës së Lartë, e cila e la në burg Erion Veliajn, ka reaguar Kryetari i Bashkisë së Tiranë. Ai thotë për median se “Vendimi i Gjykatës së Lartë është jashtëzakonisht zhgënjyes. Sot, unë duhet të isha një hap më pranë kthimit në shtëpi, pranë familjes sime. Por, në vend të kësaj, ndodhem i burgosur dhe në izolim në IEVP Durrës, në pamundësi për t’u takuar me këshilluesit e mi ligjorë ndërkombëtarë apo për të pasur informacionin e nevojshëm për të mbrojtur veten. Unë do të vijoj të ndjek të gjitha rrugët ligjore në mënyrë që t’i shërbej përsëri Tiranës”.

Por nëse e shikon me kujdes togfjalëshin “unë duhet të isha një hap më pranë kthimit në shtëpi, pranë familjes sime” nuk përmend askund se përveç shtëpisë do të kthehej edhe në zyrën e kryebashkiakut.

Harresë apo mesazh për ata që duan të dëgjojnë, kjo mbetet për tu sqaruar. Nëse është mesazh se “më lini të iki në shtëpi”, pra me kodifikim se ua kam falur bashkinë se nuk e dua më!

Swiss Digital Desktop Reklama

E megjithatë Erion Veliaj, ndonëse shprehet kështu pas vendimit të gjykatës së lartë, përsëri nuk ndalon (ai apo dikush në bashki) që të publikojnë çdo ditë në profilin e tij në facebook foto e video si kryebashkiak, pra që përçon mesazhin se nuk iki nga drejtimi i bashkisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë kjo e sotmja e publikuar nga vetë Erion Veliaj ku shkruan se “unë duhet të isha një hap më pranë kthimit në shtëpi, pranë familjes sime”, por nuk përmend bashkinë, mundet të jetë si sinjal që më lini përfundimisht të iki në jetën private.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?