Erion Veliaj në burgun e Hagës takon Thaçin dhe ish-drejtuesit e UÇK-së

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj këtë të premte ka takuar në burgun e Hagës, ish-presidentin Hashim Thaçi si edhe ish-drejtuesit e UÇK-së. Lajmin e ka bërë publik nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj përmes një postimi në rrjete sociale.

“Sot, takuam shokët tanë në Hagë! Bashkë me kryetarin e Tiranës, mikun tim, Erion Veliajn, vizituam shokët Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.

Si gjithnjë, të vendosur dhe plot vullnet për ta fituar betejën e Kosovës në Hagë, sepse atje po gjykohet lufta e lavdishme e UÇK-së dhe jo individi. Të pandalshëm e energjikë, do të dalin triumfues të kësaj vazhdimësie të luftës për liri dhe pavarësi të krerëve të UÇK-së”, shkruan nënkryetari i Kuvendit të Kosovës.

SHKARKO APP