Erion Veliaj në Strasburg me eurodeputetët që mbështesin fort anëtarësimin e Shqipërisë në BE
Erion Veliaj shkruan në facebook: “Sot në Strasburg, me miq të shkëlqyer të Shqipërisë si eurodeputetët Dario Nardella, Raphael Glucksmann dhe Antonio Decaro, të cilët po na mbështesin fort në rrugën tonë drejt anëtarësimit në BE. Jam i lumtur që Tirana 🇦🇱 ka miq si Dario e plot dashamirës të tjerë, që sot janë avoketër të Shqipërisë në vendimet e mëdha të BE-së, duke lënë në hije pakicat penguese.
E ardhmja jonë është drejt Europës, dhe me këtë mbështetje, po i afrohemi çdo ditë e më shumë qëllimit”.