Erion Veliaj nga Paris 2024: Edhe Islam Dudaev i bronztë!
“Historike” e ka cilësuar kryebashkiaku, Erion Veliaj fitoren e Islam Dudaev, i cili e bën Shqipërinë me të dytën medalje olimpike në Paris 2024.
“Edhe Islam Dudaev i bronztë!
Prapë medalje historike për Sport Klub Tiranën dhe Shqipërinë në Lojërat Olimpike Paris 2024! 🇦🇱🇫🇷
Fantastikeeee! Forcaaaa!” shkruan Veliaj në rrjetet sociale duke e shoqëruar këtë mesazh me foton që ai ka bërë më fitesin, dhe duke përshëndetur të gjithë shqiptarët me simbolin e shqiponjës.
Dudaev arriti të triumfojë 13 me 12 falë një pike në fund të takimit. Megjithëse e dominoi takimin mundësi Dudaev u barazua 12 me 12 në fund nga mundësi hungarez. Por një vendim i gjyqtarëve në fund të takimit i dha Dudaev fitoren, pasi arriti ta nxjerrë jashtë tapetit mundësin hungarez.
Mundësi i Shqipërisë siguroi sot finalen, pasi kundërshtari i tij, amerikani Zain Allen Retherford, nuk arriti dot peshën.
Pas medaljes së djeshme të bronztë nga mundësi Chermen Valiev, sot ishte Islam Dudaev ai që arriti të fitojë medaljen e dytë të bronztë, që është e dyta në historinë e Shqipërisë.