Erion Veliaj nga Vora: Luli me Saliun e kanë hallin te vetja, për popullin s’pyesin më

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranes, kryebashkiaku Erion Veliaj, gjatë një takimi me banorë të Domjes dhe Laknasit, u kërkoi të votojnë për kandidatin e PS Blerim Shera, si kryetar të Bashkisë së Vorës. Ai tha se Blerim Shera është njeriu i punës, që duhet votuar nga të gjithë në 6 mars. Veliaj tha se të rinjtë janë ata që duhet të bëjnë dallimin mes politikës së mirë dhe asaj të keqe, mes politikës që i bashkon njerëzit, dhe asaj që i përçan.

Në politikë, po nuk u bëmë të gjithë bashkë për të zgjidhur halle të mëdha, siç ishte tërmeti apo pandemia, nuk i zgjidh dot. Një tubacion mund ta zhbllokosh vetë, një suva mund ta bësh vetë, por nuk mund të bëjë secili vetë shtëpitë për qindra dhe mijëra njerëz. Këtë e bën politika. Por politika, siç mund të bëjë keq, mund të bëjë edhe shumë shumë mirë. Siç mund t’i çojë gjërat mbrapa, mund t’i çojë edhe përpara. Siç mund t’i përçajë njerëzit, siç e kemi parë këtu në Domje, por edhe mund t’i bashkojë. Ju të rinjtë që jeni këtu për herë të parë, besoj se doni atje politiken e mirë, që i bashkon njerëzit, që i çon gjërat përpara, dhe i bën gjërat me punë, jo me sherr, jo me dhunë”, tha Veliaj.

Këta të tjerët kanë hallin e vet. Po populli ku është? Për hallet e popullit nuk flasin“, shtoi më tej Veliaj.

SHKARKO APP