Erion Veliaj udhëton me autobus me gjyshe e gjyshër të Tiranës, por ka edhe një mesazh për…
“Një udhëtim i shkurtër me autobus me gjyshe e gjyshër të Tiranës, të cilët prej 1 janarit janë pajisur me abone të përgjithshme falas.
Më vjen mirë që e nisëm vitin me një nismë kaq solidare si kjo për pensionistët, e i ftoj të paraqiten në pikat e shpërndarjes për të tërhequr abonenë e tyre, pa ngut”- shkruan Erion Veliaj, kryebashkiaku i Tiranës.
Në këtë video të shpërndarë nga bashkia e Tiranës, shihen se si disa pensionistë i thonë kryebashkiakut “se e ka bërë dritë kryeqytetin”, ndërsa Veliaj shton se nuk dorëzohet nga letrat anomime.
“Nuk dorëzohem, mos ki merak! E di për çfarë ma thua, por nuk dorëzohem. Po të duan, le ta marrin me votë, por me hile e anonime jo… Po t’i kenë votat, e lë vetë dhe iki, por…
S’ta fal njeri suksesin, meazallah! Me sa duket, kështu është ndarë, ca do bëjnë punën…
Nuk dorëzohem unë me këta personazhe, se nuk e meritojnë! U them këtyre shokëve të mi – se kemi shokë edhe nga e djathta, kemi qenë në një shkollë bashkë – po më thatë që keni ndërtuar një shkollë të re, e lë unë këtë punë që tani, se do të thotë që dini të bëni një punë.
Por, të mos kesh bërë asnjë shkollë e t’i thuash tjetrit që ka ndërtuar 45, rri tani ti, hajde me letra anonime! Ua thashë, iku ai sistemi i letrave anonime. Po jeni burra, shkoni te fleta e votimit, nëse keni vota dhe mbështetje në popull. Megjithatë, duhet ecur përpara” – thotë ndër të tjera Erion Veliaj.
Mesazhi i tij është i qartë se kundër kujt adresohet!