Erion Veliaj për zgjedhjet e pjesshme lokale: Synojmë të fitojmë gjashtë me zero

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka folur për zgjedhjet e pjesshme lokale që do të mbahen në 6 bashkitë e vendit. Ai thotë se PS-ja është e përgatitur dhe se po ashtu çdo kandidat do të kalojë përmes një mini Vetting-u. Për të synimi është i qartë të fitojnë gjashtë me zero, pra të jenë fitues në të gjitha bashkitë.

”Zgjedhjet unë i kam marrë seriozisht dhe angazhimi im është edhe pas orarit të punës dhe kësaj fushate do t’i dedikoj 6 fundjava. Zgjidhet mes një beteje të fortë politike. Serioziteti filloi sot, na është lënë afat deri javën tjetër për të sjellë një listë, do të ketë një lloj mini-vetting-u, për të parë historikun e tyre.

Ne mund të kishim bërë një punë më të mirë për disa kandidatë, por di të them se oferta do të jetë shumë e mirë. Synimi është të fitojmë gjashtë me zero. Në të gjashta bashkitë do të përgatitemi për kandidatët më të mirë.

E kemi marrë seriozisht, kryeministri e tha se nuk janë beteja për jetë a vdekje, kështu që do të kërkojmë të ecet shumë shpejt, dhe nuk do të trajtohen si beteja kombëtare”.-tha për ”News 24”.

SHKARKO APP