Erion Veliaj përsërit kërkesën për debat publik me Kosovën: Janë 1 milion njerëz që duan të na dëgjojnë
Erion Veliaj i ka bërë sërish thirrje rivalit të tij Halim Kosova, për t’u përballur në një debat public.
Veliaj e cilësoi “sjellje sovjetik” refuzimit për përballe të platformave mes tij dhe Halim Kosovës.
“Janë 1 milion veta që duan të dëgjojnë çfarë oferte kemi për Tiranën.
E di që dje patëm një refuzim të debatit.
Unë e di që doktori është një burrë i mirë, një burrë i respektuar nuk ka nevojë për një infermierë ta asistojë dhe të thotë jo ky nuk është për debat.
Ai është një burrë i pjekur, 60 e ca vjeç burrë, mund t’i marri vendimet vetë.
Të gjithë ne duhet të ushtrojmë presion, që cilido kandidat, jo vetëm në Tiranë, po edhe në qytetet e tjera, të kemi një debat.
Dhe publiku të dëgjojë prej secilit ofertën e vet për fusni e interesit ku ai është anëtar”, tha Veliaj./