Erion Veliaj po i kushton vemendje fshatit duke nxitur turizmin dhe zhvillimin

 

Qytetarët e Tiranës iu bashkuan këtë fundjavë festës së organizuar në Petrelë, Krrabë dhe Bërzhitë për promovimin e produkteve të zonës dhe përkujtuar festën e Çlirimit të kësaj zone. Në fjalën e mbajtur në këtë takim, kryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Aldrin Dalipi, falenderoi të gjithë qytetarët që kontribuojnë në ditë të tilla, duke u bërë pjesë e këtyre organizimeve dhe apeloi për solidaritet midis njëri-tjetrit.

“Uroj që bashkë të kemi momente të këndshme dhe solidariteti me njëri-tjetrin. Sot e gjithë Evropa ndodhet në një ditë të vështirë, qytetarët e bashkisë së Parisit ndodhen po ashtu në një moment shumë të vështirë, ndaj në emrin tuaj dhe në emër të Këshillit Bashkiak të Tiranës e Bashkisë së Tiranës, do të doja që së bashku të shprehnim ndjenjën e solidaritetit të gjithë atyre që janë prekur nga ky moment shumë i dhimbshëm”, deklaroi Dalipi. Sipas tij, ky mesazh është për të gjithë ne, që pasuritë tona, natyrën dhe vlerën e solidaritetit me njëri-tjetrin ta ruajmë edhe për të ardhmen.

Swiss Digital Desktop Reklama

bashkia 1Duke u fokusuar te bio fest, nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Andi Seferi, tha se qëllimi i këtyre organizimeve është që nëpërmjet promovimit, këto zona të marrin zhvillim, si fermerët, por edhe konsumatorët që vijnë dhe blejnë këtu.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Bashkia e Tiranës është duke konceptuar një treg të përbashkët për gjithë këto zona, për t’u ardhur në ndihmë fermerëve, pa pasur shumë nevojë të shkojnë nga ana tjetër e Tiranës. Duke krijuar një treg të përbashkët, gjithsecili nga fermerët do të ketë mundësi të promovojë e shesë produktet e tij”, deklaroi Seferi.

bashkia 3Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës theksoi se aktiviteti i organizuar për njësitë Petrelë, Bërzhitë dhe Krrabë i bashkon jo vetëm festa, por edhe çlirimi, si dhe ftoi të gjithë qytetarët që të shijojnë bukurinë e këtyre zonave.

“Këto zona nuk kanë vetëm produkte, por ajo që do të doja të sillja në vëmendje janë bukuritë natyrore, duke filluar nga “Shpella e Pëllumbasit”, kalaja e Presiopës, kalaja e Petrelës, ujëvarat e ndryshme që ndodhen në pjesën e Krrabës dhe unë do të ftoja banorët e Tiranës për t’i parë, provuar e shijuar”, tha Seferi./a

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?