Erion Veliaj pret kryetarin e Komunës së Ferizajt: Bashkëpunim për të rinjtë e të dyja qyteteve

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj u takua me kryetarin e Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, me të cilin diskutoi mbi hartimin e një kalendari të përbashkët të aktiviteteve për të rinjtë e dy qyteteve në fushën e inovacionit, artit, kulturës etj.

Veliaj u shpreh se ky është një moment i rëndësishëm për të marrë vendime të drejta për të ardhmen e qytetit. “Pyetja për ne që drejtojmë qytetet është: A po punojmë çdo ditë, jo për të qenë më popullor, por për të marrë vendime të drejta, që ndoshta do jenë popullore? Sot mund të duken çudi për dikë që është mësuar me të vjetrën dhe tradicionalen, ama, nesër nëse fëmijët tanë do mësojnë këto kurse, e nëse qytetet tona do modernizohen, e nëse ekonomitë tona do të fuqizohen, do të thotë se kemi marrë vendimet e duhura”, tha ai.

Veliaj nënvizoi se Tirana dhe Ferizaj mund të bashkëpunojnë në fusha të ndryshme, për të projektuar 30 vitet e ardhshme.

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, deklaroi se ky takim është një bazë dhe siguri e jashtëzakonshme për të nesërmen.

SHKARKO APP