Erion Veliaj pret përfaqësuesin për tregtinë nga Britania e Madhe. Vickers: Kemi interes të investojë në Tiranë
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në një takim përfaqësuesin për tregtinë nga Britania e Madhe, Martin Vickers, bashkë me delegacionin e tij, i shoqëruar nga ambasadori britanik në Shqipëri, Alastair King-Smith. Veliaj shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen që Britania e Madhe i ka dhënë Shqipërisë.
“Marrëdhënia e veçante mes Britanisë së Madhe dhe Shqipërisë është përtej dy krahëve të politikës. I dërguari special i Kryeministrit Boris Xhonson për Ballkanin është këtu për të fuqizuar marrëdhëniet tregtare, qofte ne industritë kreative, qofte mes të rinjve”, tha Veliaj.
Martin Vickers, i deleguari tregtar i Boris Johnson, tha se Mbretëria e Bashkuar ka interes për investime në Tiranë.
“Besoj që ky është një mesazh i qartë nga Mbretëria e Bashkuar, se po tregojmë një interes më të ngushtë. Shikojmë mundësi që ju mund të rrisni ekonominë tuaj. Ju keni të rinj, që janë një krah pune dinamik dhe ne do të donim të punonim ngushtësisht bashkë. Unë shpresoj që kompanitë britanike të vijnë këtu dhe të investojnë në mënyrë të sigurt, ato duhet të sigurohen që të kenë mjedisin e duhur për të punuar, çka unë mendoj se është duke marrë formë në Tiranë”, përfundoi Vickers.
KOHA JONË SONDAZH

