Erion Veliaj priti deputetë dhe qeveritarë nga Japonia

“Shumë i lumtur të prisja në Tiranë një delegacion me anëtarë nga Parlamenti dhe Qeveria Japoneze, i kryesuar nga Takaaki Katsumata, kryetar i Komisionit për Punët e Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve.

Isha po aq i nderuar t’i jepja “Çelësin e Tiranës” mikut të shqiptarëve 🇦🇱, Minoru Kiuchi, kreut të Komitetit të Miqësisë Shqiptaro-Japoneze, kontributi i të cilit ka sjellë forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve tona, e sidomos Tiranës dhe Tokios. Dera e qytetit tonë do të jetë gjithmonë e hapur për ju!”- shkruan Erion Veliaj.

Tirana është kthyer tashmë në një qytet i kërkuar nga turistët e huaj.

SHKARKO APP