Erion Veliaj: Sali komunisti dhe Ilir fuksi t’i zgjidhin vetë hallet e viteve ‘90
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka deklaruar sot se kreu i PD-së, të cilin e quan Sali komunisti dhe ish-presidentin Meta si Ilir fuksin, se duhet ti zgjidhin vetë hallet e viteve 90. Po ashtu tha se PS është partia e 2022-shit, një parti moderne.
“Shumë njerëz paragjykonin, s’ka mundësi PS-ja të kalojë ligjin për transparencën e dosjeve të sigurimit. Ja ku jemi sot. Dhe u duk kush ishte komunist nga më të këqijtë dhe kush ishte fuks nga më të rëndomtit dhe sot t’i zgjidhin vetë nga komunisti Sali dhe fuksi Ilir.
PS është partia e 2022-shit, partia moderne, partia që në këtë javë i gëzohet faktit që hapi negociatat. Më në fund jemi në tren, në trenin e BE-së dhe është vetëm çështje kohe derisa të mbërrijmë në destinacion. Po flasim nga sot e tutje, ndërkohë ata janë duke zgjidhur akoma hallet e viteve ’90. Kush na spiunoi te greva e urisë?
Ishte ky Ilir Meta, apo do ia hedhim fajin dikujt tjetër? Kush ishte doktori që Ramizi e çoi të prishte protestën e studentëve? Ishte ky doktor, apo ishte një doktor tjetër? Ata e kanë jetën e tyre të obsesuar për të zgjidhur dhe për të sqaruar muhabetet e vitit ’90, ne e kemi jetën tonë të angazhuar dhe të mobilizuar të sqarojmë muhabetet, ëndrrat, misioni e Shqipërisë që vjen nga 2022-shi, 2023-shi, e tutje, se sot jemi Kryeqyteti Europian i Rinisë dhe nesër do të jemi një vend anëtar i BE-së”.- tha Erion Veliaj.