Erion Veliaj: Saliu dhe Meta, janë e vjetra që duhet t’i largohemi. T’i japim rëndësi të resë

Nga Njësia 6, në Tiranë, në vijim të turit informues për përzgjedhjen e drejtuesve të rinj të Partisë Socialiste, drejtuesi i Qarkut të Tiranës, Erion Veliaj, tha se ka ardhur koha që të ikim nga e vjetra, nga Saliu dhe Meta, e t’i japim rëndësi të resë, duke përmendur faktin se vitin e ardhshëm do të votojnë ata që kanë lindur në 2005-ën.

“Vitin tjetër, në Tiranë do të votojnë ata që kanë lindur në vitin 2005. Po a i themi dot atij që ka lindur në 2005-n: ‘Saliu, ky që po kërkon të vijë për herë të tretë, është “non grata”; i themi dot ne, që për Ilir Metën ndodhi 21 janari? Për të gjitha këto arsye na duhet një lidership që shpjegon me gjuhën e 2023-it.

Fëmijët që ishin fëmijë të asaj kohe, por tani janë 18-vjeçarë, duan të dinë a do i fusim klasat e kodimit nëpër të gjitha shkollat e Tiranës? Është shumë e rëndësishme që ata ta dinë historinë, me shpresë nga prindërit dhe nga shkolla, se do shkruhen librat e historisë një ditë, por ne në 2023-in nuk flasim dot me kokën pas. Ne e kemi ngritur stekën kur e morëm bashkinë, vazhdojmë ta rrisim stekën pas çdo fitoreje”, u shpreh Veliaj.

SHKARKO APP