Erion Veliaj shtron “Rrugën e Agallarëve” në Farkë

“Po shtrojmë “Rrugën e Agallarëve” në Farkë, premtim i mbajtur për të gjithë banorët e zonës, të cilëve me këtë investim, do t’u rritet edhe vlera e pronës.

Më vjen mirë që puna vijon edhe në kantieret e tjera, në çdo lagje të Tiranës”, shkruan kreu i Bashkisë së Tiranës në një postim në rrjetet sociale.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se ky investim do të rrisë më tej vlerën e pronës. “Rruga e Agallarëve lidh dy zona të banuara të Farkës. Është një kreshtë në një kodrinë, ku shohim Tiranën, shohim kullat, shohim Tiranën urbane, pra është një lloj ballkoni, një kurriz mbi Tiranë. Por, ju garantoj se, ashtu siç ka ndodhur me të gjitha investimet që kemi bërë në Farkë, ku kemi pasur 3-4-fishim të vlerës së pronës, me të mbaruar ky projekt, jam kurioz të matni sa ishte prona përpara se të bëhej Rruga e Agallarëve dhe sa është prona sot”, tha ai.

Ai ishte shoqëruar nga Ardian Tufa, administratori i zonës së Farkës, njësi administrative.

Administratori Tufa njihet si njeri shumë pasionat dhe korrekt në punën e tij zyrtare.

SHKARKO APP