Erion Veliaj, si Presidenti i B40, vizitoi Sarajevën. Takon edhe Tanja Fajon, ministren e jashtme të Sllovenisë
“Në cilësinë e Presidentit të B40, vizitova Sarajevën dhe takova kryetaren e Bashkisë, Benjamina Karić . Sarajeva, pas viteve ‘90, është shndërruar në qendrën e artit dhe kulturës boshnjake. Për ju që dashuroni filmin, mos e humbisni Festivalin e Sarajevës më 16 gusht!
Sot takova edhe mikun e vjetër, Ministrin e Transportit dhe Infrastrukturës, Edin Forto. Është thelbësore të kemi qeverisje vendore të qëndrueshme, për të zbatuar transformimet urbane dhe të inkurajojmë qëndrueshmërinë në qytetet tona!
Vizitën e përfundova duke u takuar me Johann Sattler, ambasadorin e BE-së në Bosnje, dhe një mik i madh i Tiranës dhe Shqipërisë. Johann ka lënë gjurmë të pashlyeshme me shërbimin e tij dhe i uroj fat në misionet e ardhshme!
Dhe qershia mbi tortë ishte takimi me Ministren e Punëve të Jashtme dhe Evropën të Sllovenisë, Tanja Fajon, një kampione në ndihmën për liberalizimin e vizave të Shqipërisë në BE.”- shkruan Erion Veliaj.