Erion Veliaj: Sikur edhe FSHF-ja të kishte bërë sa Bashkia e Tiranës me Ambasadën e Katarit për sportin, sot do kishim 100 fusha për fëmijët

Kryebashkiaku Erion Veliaj zgjodhi “Ditën Kombëtare të Sportit në Katar”, në minikampionatin e futbollit dhe basketbollit për fëmijë të organizuar në Parkun Olimpik, për të dhënë edhe një mesazh për Federatën Shqiptare të Futbollit. Veliaj tha se, sikur edhe FSHF-ja të kishte investuar, ashtu siç ka bërë këto vite Bashkia e Tiranës dhe Ambasada e Katarit për sportin, sot në Tiranë do të kishim mbi 100 fusha sportive për fëmijët.

Unë edhe miku im, Ambasadori Al Marri, e kemi bërë punën tonë. Kemi investuar në shkolla dhe terrene sportive. Kemi bërë një punë të jashtëzakonshme, duke filluar nga fushat në Laprakë te fushat te Parku i Liqenit. Por sikur të gjithë ata që e kanë për detyrë të bëjnë fusha futbolli ta kishin bërë detyrën e tyre sot do të kishim 100 fusha sportive në Tiranë. Ndaj secili duhet të mbajë përgjegjësitë e veta, por ajo që është e rëndësishme është se, kush e ka mundësinë le të ndihmojë, të kontribuojë dhe të lërë një shenjë, ashtu siç kemi lënë një shenjë me vëllezërit dhe motrat tonë nga Katari,” tha Veliaj.

Ai falenderoi shtetin mik të Katarit për një sërë veprash të reja arsimore në kryeqytet dhe u shpreh se investimi në sport nis sot për një rezultat nesër.

SHKARKO APP