Erion Veliaj takon kongresmenët amerikanë: I lumtur që ndihmuam miqtë tanë afganë që në ditët e para

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, zhvilloi një takim të veçantë me anëtarët e delegacionit të lartë të Kongresit amerikan.

Përmes një postimi në Twitter, Veliaj shkruan se është i lumtur që administrata e qytetit u erdhi në ndihmë miqve afganë që në ditët e para të mbërritjes së tyre në Tiranë.

Kënaqësi të takoja përfaqësuesit e delegacionit të Kongresit Amerikan, Elissa Slotkin, David Valadao dhe Jake LaTurner, që vizituan dje Bashkinë e Tiranës. I lumtur që administrata e qytetit tonë u erdhi në ndihmë miqve tanë afganë, që në ditët e para të mbërritjes së tyre në Tiranë. Është më e pakta që mund bënim, dikur ne ishim si ata”, shkruan Veliaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Delegacioni i lartë shoqërohej në këtë takim nga zv. Ambasadori amerikan, Demian Smith.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?